Drita kthehet te fitorja, Malisheva triumfon në Klinë, Prishtina e Re-Drenica pa fitues – Ekonomia Online

Drita kthehet te fitorja, Malisheva triumfon në Klinë, Prishtina e Re-Drenica pa fitues

Drita është kthyer te fitorja në Superligë pasi që e ka mposhtur Llapin 1:0. Besnik Krasniqi e shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 33-të.

Kampionia në fuqi, me ketë fitore është 6 pikë larg vendit të parë Prishtinës. Pas pesë xhirove pa humbje, Llapn kjo disfatë e mbanë në kuotën e 16 pikëve në vendin e 5-të.

Malisheva ka arritur fitore të madhe ndaj Dukagjinit në Klinë.

Skuadra mysafire arriti të triumfonte 1:2 me dopietën e Etnik Brrutit në minutat 21 dhe 68-të. Për Dukagjinin barazoi përkohësisht Altin Mërlaku në minutën e 35-të.

Malisheva me këtë fitore ka 16 pikë, kurse Dukagjini 17.

Në xhiron e ardhshme Malisheva pret Gjilanin kurse Dukagjini udhëton te Ferizaj.

Ndërkohë Prishtina e Re dhe Drenica kanë luajtur në barazim 0:0.

Prishtina e Re e mori pikën e tetë të sezonit që e mban në vendin e fundit gjersa Drenica ka 15 pikë në vendin e 7-të.