Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita po vazhdon me ngritje në Evropë, pas kualifikimit në Ligën e Konferencës dhe rezultateve të arritura aty.
Drita tashmë e ka tejkaluar edhe tri herë kampionin e Kosovës, Ballkanin në renditjen e re të UEFA-s për klube, e publikuar gjatë ditës së sotme.
Tashmë, Drita është e 151-ta në Evropë, me një koeficient prej 11.000 pikësh.
Ndërkohë, Ballkani është në vendin e 160-të me 10.000 pikë të tubuara.
Vetëm në sezonin e fundit, Drita ka marrë 4.000 pikë.
Gjilanasit i nisën kualifikimet evropiane në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku eliminuan Differdangen, për t’u eliminuar në fazën e dytë nga Copenhagen.
Më pas, Drita kaloi në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës, ku u mposht nga FCSB-ja e Rumanisë.
Më pas, Drita shkoi në play-offin e Ligës së Konferencës, për të eliminuar përsëri Differdangen dhe për të siguruar një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.
Deri më tash, bardhekaltërit kanë zhvilluar tri ndeshje në Ligën e Konferencës, ku kanë marrë pesë pikë.
Së pari, Drita barazoi 1-1 me KuPS në Finlandë, për të barazuar me të njëjtin rezultat me Omonian në “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e 6 nëntorit, Drita fitoi si mysafire e Shelbourne me shifrat prej 1-0.
Në tri ndeshjet e ardhshme, Drita ka punë me Shkëndijën e Tetovës, AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano.



Të tjera
Boronica, një aleat kundër tensionit e diabetit
“Tomë Gashi ‘thumbon’ PDK-në pas zgjedhjeve në Mitrovicë: ‘Mos i jepni zor, se kot e keni’”
Hill për takimin me Thaçin dhe të tjerët: Nuk isha në praninë e një vrasësi