Analisti Driton Tali ka reaguar në Facebook duke theksuar se Kanuni i Lekës në origjinë nuk ka karakter fetar.
Ai shpjegon se ndalimi i martesave “brenda gjakut” deri në gjeneratën e shtatë nuk ka lidhje me rregullat kishtare të kohës, por me traditën dhe kulturën shqiptare, duke shtuar se fjala “kanun” ka prejardhje greko-koine, jo turke apo arabe.
Reagimi në Facebook:
Historianë: Kanuni i Lekës, në origjinë, nuk është fetar!
Te trajtimi i gruas, pa u fut në detale, ajo qasje ndaj gruas ishte gjithandej pa marrë parasysh religjionin apo vendin. Falsim per Mesjetë.
Sidoqoftë, te martesa, ja pse nuk është fetar (kishtar)!
Të nisemi nga fakti se Leka jetoi nē shekullin 15 (1410 -1481).
Në atë kohë te “martesat e gjakut” Kisha Katolike kishte rregulla të qarta: i ndalonte vetëm ato deri te “shoka e tretë”.
E siç e dijmë Kanuni jonë martesat “brenda gjakut” i ndalon deri te gjenerata e shtatë (Shoka e Shtatë) pa përjashtim. Qofshin në pyetje edhe paria – fisnikët.
Andaj Kanuni i Lekës (apo më mirë të quhet Kanuni Shqiptar) i mbijetoi kohës sepse pasqyron kulturën tonë.
PS: fjala kanun nuk ka origjinë turke/arabe por greko-koine.



Të tjera
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030