Një dron i paidentifikuar është vërejtur në një zonë pyjore në fshatin Muqibabë, duke bërë që rasti të raportohet tek autoritetet policore.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar më 8 mars rreth orës 19:20. Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar situatën.
Gjatë kontrollit në terren, policia ka arritur ta gjejë dronin dhe ta konfiskojë atë. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
“Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë



Të tjera
Sherr i madh në Cruzeiro – Atlético, përleshje masive dhe 23 kartonë të kuq
Pavarësisht fitores, trajneri i Milanit thotë se Interi është favorit për titull
Çfarë duhet të dini para se të zgjidhni këpucët me taka