Ukraina ka sulmuar Rusinë të enjten me të paktën 75 dronë, duke shkaktuar zjarr në një zonë industriale në qytetin jugor të Volgogradit. Nga sulmi ka humbur jetën të paktën një person, ndërsa dhjetëra fluturime u ndërprenë nëpër vend, njoftuan zyrtarët rusë.
Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, tha se një burrë 48-vjeçar vdiq nga copëza metali dhe se zjarri shpërtheu në një zonë industriale në rajonin Krasnoarmeysk, dikur i njohur si Stalingrad. Në këtë zonë ndodhet rafineria e madhe e Lukoil, e cila ka qenë shpesh objekt i sulmeve ukrainase. Vitin e kaluar, kjo rafineri përpunoi 13.7 milionë ton nafte, rreth 5% të prodhimit total në rafineritë ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se gjatë natës janë rrëzuar 75 dronë ukrainas, përfshirë 49 në rajonin e Volgogradit. Mediat ruse raportuan se 13 aeroporte nëpër Rusi ndërprenë fluturimet për shkak të sulmit.
Sulmet e Ukrainës vijnë ndërsa forcat ruse avancojnë në lindje të Ukrainës. Rusia pretendon se kontrollon më shumë se 19% të territorit ukrainas, ose rreth 116,000 km², ndërsa harta pro-ukrainase tregojnë se gjatë këtij viti Rusia ka marrë më shumë se 3,400 km² tokë ukrainase.



Të tjera
Nisin hetimet për email-et e rreme që po dërgohen në emër të Policisë
5 hapa të thjeshtë për t’u ndier të lumtur
Polonia dhe Rumania do të vendosin sistem të ri mbrojtës ndaj dronëve rusë