Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në një takim këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa, përcjell KosovaPost.
Me këtë rast Vjosa Osmani me dekret presidencial ia ka dhuruar shtetësinë e Kosovës këngëtarës shqipëtare
‘’Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë.Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit’’ ka shkruar Osmani.
Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë, ka shtuar Osmani.



Të tjera
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulua se ishte me pushime në Kosovë
VV-ja merr 85.21% të votave të diasporës të numëruara deri tash, PDK-ja 6.09% dhe LDK-ja 5.69%
Pl@gosje me armë zj@rri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici