Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në kryeqytet. Lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë në vizionin e LVV-së për ta shtrirë modelin e qeverisjes qendrore edhe në nivel komunal.
“Ndryshimi nuk mund të ndalet. Kundërshtarët kanë provuar ta pengojnë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish. Jo pse jemi të fortë, por sepse jemi të drejtë; jo pse jemi të ashpër, por sepse jemi të arsyeshëm. Ne duam një Kosovë që zhvillohet me drejtësi dhe funksionon për popullin e vet”, tha Kurti.
Ai tutje theksoi se qytetarët janë lodhur nga “komunat dembele” dhe se tash është momenti për modernizim, mirëqenie, pastërti dhe siguri.
“Paramendoni sa investime të mira do të bëheshin sikur qeverisjet lokale të udhëhiqeshin ashtu si qeverisja qendrore. Duam kryetarë që punojnë ditë e natë, e jo që ankohen orë e çast”, shtoi Kurti.
Kurti duke lavdëruar punën e kryetarëve në komunat që janë udhëhequr nga LVV-ja tha se nuk ka nevojë për të folur për punët e tyre të mira, pasi ato shihen.
“Ne kemi nevojë për kryetarë komunash që bashkëpunojnë me qeverinë. Shikoni arritjet në komunat ku ka drejtuar VV-ja. Prishtina do të ketë për kryetar një nga ministrat më të suksesshëm që Kosova ka patur ndonjëherë, Hajrullah Çekun”, tha Kurti.




Të tjera
Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror