Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, në fjalimin e tij në mbledhjen e 58 të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij ia ka kushtuar ngjarjeve të fundit të ngërçit politik.
I pari i kësaj partie ka deklaruar për të formuar konstituimin e Kuvendit, ka ftuar kryetarët e partive të PDK-së dhe LDK-së, por sipas tij këto dy parti deklaruan se nuk duan marrëveshje për procedurë, por marrëveshje politike.
Madje, ai tregoi se ia dorëzoi edhe një letër LDK-së për marrëveshje politike, por prapë ky subjekt politik e refuzoi.
Ndërkaq, Kurti deklaroi se partia e tij dëshiron qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme.
“Për të ndihmuar daljen nga kjo bllokadë drejt konstituimit të Kuvendit, unë i ftova kryetarët e partive PDK dhe LDK meqë të dyja ato do të kenë nënkryetarë Kuvendi, por ky i dyti refuzoi të vijë kurse deputetët e LDK-së deklaruan që nuk na nevojitet marrëveshje për procedurë, por marrëveshje politike. E shkrova një letër tjetër për marrëveshje politike, për koalicion LVV dhe LDK, por edhe ajo u refuzua. Ne duam qeveri normale, jo qeveri të përkohshme, tranzitore, teknike apo qeveri të opozitës”, ka deklaruar Kurti.
Tutje ai tha se Kuvendi i Kosovës s’themelohet nga fituesi, pavarësisht a është fitues absolut apo relativ, por Kuvendi duhet të themelohet nga të gjithë bashkë.
“Kuvendi s’themelohet nga fituesi, pavarësisht as është ai fitues absolut apo relativ. Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë. Si fitues të zgjedhjeve, nga takon kryetari i Kuvendit dhe pavarësisht që jemi fitues të zgjedhjeve, na takon një nënkryetar Kuvendi”, ka thënë Kurti./teve1.info/
Të tjera
Policia serbe arreston një 77- vjeçar nga Kosova, MUP-i sajon se dyshohet për krime lufte
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë