Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar

Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemajli.

Kështu partia e Ramush Haradinajt, ka arritur ta krijojë zyrtarisht grupin e deputetëve.

Në zgjedhjet parlamentare, AAK-ja ishte në koalicion me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Por, partia e Limajt u largua duke tentuar që të lidhte ndonjë marrëveshje me LVV-në për formimin e Qeverisë.

Me bashkimin e Baljes me AAK-në, është përmbushur kushti i nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvend.

Ajo me SDU-në ka marrë një mandat apo 0.32% të votave.