Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të qarta, ku sipas saj, aktvendimi i Gjykatës Kushteteuse e thotë qartë se mund të votohet në dy forma, në formë të hapur dhe të fshehtë.
Bogujevci u shpreh se deputetët kanë një proces që duhet ta përfundojnë, atë për votim të fshehtë, dhe sipas saj, mund të dalin në votim të hapur.
“Por, është pjesë e procedurës dhe duhet t’i respektojmë ato. Njëra ndër këto procedura është votimi. Sido që veprojmë, ku në këtë rast jemi në procedurë të votimi të fshehtë që duhet të votojmë dhe kjo duhet të votohet, mund të votohet kundër dhe të kthehemi në votim të hapur”, tha Bogujevci, njofton kk.
Tutje, ajo tha se duhet të procedojnë me një proces në të cilin janë aktualisht dhe pastaj tha se mund të kthehen te një proces tjetër.



Të tjera
Gjashtë mënyra të thjeshta për të pastruar trupin nga toksinat
Zbuloni ushqimet që ju mbrojnë nga i ftohti kur lëkura bëhet e thatë gjatë dimrit
Kafeina krijon varësi të rrezikshme, ja çfarë i ndodh organizmit nëse hiqni dorë prej saj