Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë me shkrim për një media vendore, ku ka trajtuar zhvillimet kryesore politike të katër-pesë viteve të fundit në vend, përfshirë edhe ngjarjen e rëndë në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
Thaçi ka ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën se si janë lejuar të ikin Milan Radojiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij pas sulmit në Banjskë, duke thënë se ata janë larguar si të ishin “krushq lirie”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e deputetit të LVV-së, Dimal Basha, i cili në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, ka folur për ish-presidentin, duke e akuzuar se po përpiqet të kthehet në skenën politike përmes shkrimeve, ndërsa aleatët e tij politikë, sipas Bashës, fshihen në Serbi.
“Gajlet k’ti! Shkruan letër Hashimi, kallëzoni që ky ‘kumari’ i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej! N’kohën e tij Radojçiqi ka ba ‘dasëm’ në Veri”, u shpreh Basha në emisionin televiziv.
Deklaratat e ndërsjella vijnë në një kohë kur debati politik në Kosovë është tensionuar në pritje të zgjedhjeve dhe në sfondin e procesit të dialogut me Serbinë, si dhe hetimeve ndërkombëtare për incidentin në Banjskë.



Të tjera
Thuaji lamtumirë celulitit me këtë scrub natyral me kafe
Pse s’duhet të mbajmë sekrete?
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave