Sir Keir Starmer ka folur për situatën në Gaza gjatë takimit me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Duhet të rrisim ndihmën humanitare”, tha kryeministri britanik.
“Faleminderit për atë që keni bërë tashmë, sepse pa ju, kjo nuk do të ishte e mundur të zgjidhje. Mendoj se duhet të punojmë jo vetëm për çështjet urgjente, por edhe për ndihmën humanitare në volum dhe shpejtësi”, vazhdoi Starmer.
Më pas, Trumpi përgëzoi Starmerin, duke thënë se ai ka bërë një “punë fantastike” për marrëveshjen tregtare ShBA-Britani e Madhe.
Për Gazën, Trump tha: “Ne jemi të përgatitur të ndihmojmë, ne duam të ndihmojmë”.
“Është një situatë e tmerrshme dhe ka qenë e keqe për shumë vite. Duhet t’i ushqejmë fëmijët, kështu që kemi dërguar shumë ushqim”.
Trump poashtu shtoi se ka folur me Benjamin Netanyahun dhe tha: “Po dalin me plane të ndryshme. Është një situatë e vështirë. Nëse nuk do t’i kishin pengjet, gjërat do të shkonin shumë shpejt”./Klankosova.tv.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit