Jennifer Lopez tregoi fizikun e saj të martën teksa promovoi linjën e re ‘JLo Beauty’, mes pretendimeve se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar.
54-vjeçarja, e cila së fundmi u tha se ka qenë ‘më e hollë se ndonjëherë’ u shfaq në Instagramin e markës për të reklamuar, “Ultimate Body Kit”.
Krijuesja e hitit “On The Floor” kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe taka për klipin promovues.
Flokët e saj me ngjyrë mjalti ishin stiluar në një kapëse me kthetra dhe ajo kishte vënë syze dielli rozë, Gucci.
Ky ndryshim i Jlo u lidh me Ben Affleck, meqë këto kohë u përfol se ata janë ndarë.
“Ajo duket shumë e hollë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.
“Mendoj se është stresi i martesës së saj”, tha një tjetër.
“Çfarë po ndodh me linjat trupore të Jennifer Lopez”, shtoi tjetri.
Ylli i “Hustlers” dhe aktori i famshëm thuhet se po përjetojnë një krizë të madhe në martesën e tyre.
Të tjera
Arratiset për herë të 9 nga burgu Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e policit rus
Lajçakut i vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut deri në janar
MASHTI-it i bëhet thirrje që në vitin e ri shkollor ta bëjë furnizimin me tekste shkollore para 1 shtatorit