Balaj: Pas çdo seance të dështuar po shtrohet një tullë në rrugën e zgjedhjeve

Duket sikur po e nënshkruan kapitullimin e LDK-së

Një fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion në balotazh mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, është komentuar sonte në studion e “Rubikonit”.

Në imazhin që qarkulloi në rrjete sociale, shihet kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke qëndruar në këmbë mbi kokën e Tahirit, teksa ky i fundit dhe një tjetër përfaqësues nënshkruajnë dokumentin e marrëveshjes.

Lidhur me këtë skenë, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, analisti Labinot Balaj e përshkroi si simbolikë të rënies politike të LDK-së.

“Duket sikur po e nënshkruan kapitullimin e LDK-së”, tha Balaj, duke iu referuar mënyrës se si ishte vendosur Kurti në foto gjatë momentit të nënshkrimit.