Share Button Gazeta Blic

Dumfries kthehet në stërvitje me Interin

Lajm i mirë për Interin para derbit të madh me Juventusin, Denzel Dumfries është rikthyer në stërvitje.

Sipas informacioneve nga “La Gazzetta dello Sport”, lojtari holandez mori pjesë në seancën stërvitore të Nerazzurrëve të mërkurën, vetëm pak ditë para përballjes me Bianconerët, e cila është të shtunën.

Dumfries nuk ka luajtur për Interin që nga 9 nëntori, kur u detyrua të largohej në fitoren 2-0 ndaj Lazios në Serie A. Më pas ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale.

Për shkak të dëmtimit, mbrojtësi i djathtë humbi 13 ndeshjet e fundit të ekipit në kampionat, si dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve, dy në Kupën e Italisë dhe një në Superkupën e Italisë.

/GazetaBlic Sport/