Diplomati britanik John Duncan tha në Hagë se Marrëveshja e Demilitarizimit ishte një proces në të cilin gjenerali Agim Çeku ishte përgjegjës për ta përmushur dhe mbikëqyrur.
Këtë deklarim, dëshmitari e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Përpara kësaj, dëshmitari u pyet edhe për një vizitë më 13 gusht 1999 së bashku me kompandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark në Kosovë, në të cilën ishin takuar edhe me Hashim Thaçin.
Duncan tha se me Thaçin kanë diskutuar për situatën e sigurisë që ekzistonte në terren, po ashtu edhe për mundësinë për bashkëpunim në mes forvace politike, e të tjera. Tha se ka qenë bisedë e shkurtër.
Duncan theksoi se kishte pakënaqësi lidhur me procesin e demilitarizimit të UÇK-së.
“Problemi ishte se dukej se kishe shkaktuar shumë pakënaqësi dhe dukej që Thaçi po e humbte mbështetjen nga disa komandantë të zonave”, tha ai.
Ai tha se i ka kërkuar gjeneralit Clark që të shmangte përplasjen publike me Thaçin lidhur me këtë çështje. Sipas tij, në këtë takim nuk ishte gjeneral, Agim Çeku.
Dëshmitari u pyet se a ka qenë në dijeni për grupe kriminale që vinin nga kufiri me Shqipërinë në verë të 1999-ës. Ai tha që ka parë disa raporte në lidhje me këtë gjë.



Të tjera
Si të minimizohen pasojat negative të divorcit te fëmijët
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)