Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka qenë në terren për të inspektuar nga afër punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së dheut, të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Durmishi ka theksuar se ndërhyrja është realizuar me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej dhe qarkullimi i automjeteve të zhvillohej në mënyrë të sigurt dhe të pandërprerë.
Ai po ashtu ka njoftuar se Ministria është në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në këtë autostradë, duke synuar zgjidhje afatgjata dhe rritje të sigurisë për qytetarët.



Të tjera
Trumpi do të takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane
S’ka lidhje sasia por cilësia e gjumit, për të pasur një tru të shëndetshëm
Policia apelon për kujdes e përdorim të pajisjeve dimërore