Të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme.
Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Duke shpërndarë një video të ekipeve në terren, Durmishi njoftoi se, rrugët që janë në kompetencë të ministrisë, janë pastruar dhe është hedhur kripë.
“Te dashur qytetarë,
Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica.
Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës” shkroi Durmishi.
Kujtojmë se vendi sot është zgjuar me reshje bore dhe ngrica, teksa qysh prej dje u paralajmërua për kujdes të shtuar në qarkullim.



Të tjera
Dieta që përfshin çokollatë, verë të kuqe dhe birra ju ndihmon të jetoni më gjatë
Arsyet pse nuk duhet të fleni me flokë të lagura
Këto janë efektet magjike të ujit të arrave