Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar situatën pas reshjeve të shiut.
Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se që nga mbrëmë janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar situatën me rrugët si pasojë e reshjeve të shiut.
“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit”, ka thënë Durmishi.
Por, ai ka kërkuar edhe bashkëpunim nga qytetarët duke kërkuar që t’i përshtaten kushteve të rrugës dhe të ngasin me kujdes.
“Ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës”, ka porositur Durmishi.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar