Ekipi i paragllajdistëve të Kosovës ka arritur sukses të madh në Kampionatin e 13-të Botëror të Paragllajdizmit, i cili është mbajtur në Antalia të Turqisë, duke fituar dy medalje të bronzta.
Në garat individuale, Lisjeta Thaçi u shpërblye me medaljen e bronztë, ndërsa ekipi i Kosovës u ngjit në podium si i treti në renditjen ekipore, mes 36 shteteve pjesëmarrëse.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar sportistët dhe Federatën Aeronautike të Kosovës për këtë arritje të madhe që e nderon sportin kosovar.



Të tjera
Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore
Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë, KFOR-in, EULEX-in e me OSBE-në
S’frikësohemi, jemi këtu për t’u betuar