Dy persona janë raportuar të zhdukur në raportin 24 orësh, një në Prishtinë dhe një në Decan.
Në Prishtinë babai e ka raportuar të zhdukur djalin e tij.
“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Sadik Rama, Prishtinë / 28.08.2025 – 19:00. Ankuesi m/k me 30.08.2025 ka raportuar se, djali i tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”
Edhe në Decan, babai e ka raportuar të zhdukur djalin e tij për të cilin ka thënë se ka probleme shëndetësore.
“PERSON I ZHDUKUR- Carrabreg, Deçan / 30.08.2025 – 04:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë