Dy zyrtarët policorë që gjatë ditës së djeshme me 20.04.2025 janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për marrje ryshfeti, sot kanë dalë para Gjykatës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë.
Policët janë të njësisë së trafikut rrugor dhe dyshohet se kanë kërkuar para nga një qytetar, të cilin e kanë ndaluar për kontroll rutinor.
Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak, si dhe të dy të dyshuarit të pezullohen nga puna.
Inspektorati Policor i Kosovës dje ka njoftuar se ka pranuar gjatë ditës një informacion nga një qytetar i cili pretendoonte se dy zyrtarët policorë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Pas veprimeve paraprake hetimore të kryera nga hetuesit e IPK-së, janë arrestuar dy zyrtarët policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe të njëjtëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”- thuhej në njoftimin e IPK-së.
Të tjera
Ndryshime në kabinetin qeveritar në Shqipëri
Kanosja ndaj Kurtit, të pandehurit nuk e pranojnë fajësinë – kryeministri nuk kërkoi dëmshpërblim
“Më parë e vras Albin Kurtin, sesa që ia l’shoj rrugën…”/ Çka thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj Klinakut dhe Selmanit?