Dy qytetarë në Rahovec kanë dorëzuar në polici 1 mijë e 950 euro të cilat i gjetën në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec.
Në njoftimin e policisë thuhet se të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre.
“Më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të cilët kishin gjetur një shumë të hollash në rrugën “Sheh Mihedini” – Rahovec. Personi I.Sharku ka dorëzuar shumën prej 1000 euro,ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro ,në total nga të dy qytetarët gjithsej janë dorëzuar 1950 euro”.
“Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe e vlerëson lartë gjestin e tyre human”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Shtatë shenja që ju keni një inteligjencë mbi mesataren
Ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira
Pesë ushqimet që gratë duhet të hanë çdo ditë