Një rrahje e rëndë ka ndodhur sot mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë në ndeshjen e Ligës së Parë.
Në pamjet e publikuara shihet se në këtë përleshje mes “Pampurave” dhe “Forcave” të Vushtrrisë janë përdorur edhe thika.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se janë lënduar dy persona gjatë rrahjes si dhe Policia ka arrestuar 5 të dyshuar.
“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”, u shpreh Ahmeti.
Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje.



Të tjera
Mbështesim integrimin në BE dhe dialogun
Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos
Një lojtar si unë duhej të shënonte