Raportimet në Itali konfirmojnë se ylli i Romës, Paulo Dybala, nuk do të jetë i gatshëm për “Derby della Capitale” kundër rivalëve të Lazios, pasi pësoi një dëmtim të vogël gjatë humbjes 1-0 të “Giallorossëve” ndaj Torinos fundjavën që shkoi.
Gian Piero Gasperini konfirmoi pas ndeshjes me Torinon se Dybala u largua nga fusha për shkak të një “problemi të vogël”, për të cilin ai nuk mendonte se ishte shqetësues.
Megjithatë, përditësimet nga media si Sky Sport Italia konfirmojnë se “La Joya” ka pësuar një tërheqje muskulore të lehtë në kofshë, e cila pritet ta mbajë jashtë derbit Roma–Lazio, që luhet të dielën, raporton Klankosova.tv.
Dybala ish titullar e për herë të parë këtë sezon, pikërisht në humbjen 1-0 ndaj Torinos, pasi më parë kishte punuar për të arritur formën e plotë me dy paraqitje si zëvendësues në dy ndeshjet e para të sezonit, kundër Bolognës dhe Pisës.



Të tjera
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale
Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë
Pse njerëzit po heqin dorë nga markat e famshme?