Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka thënë se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që kanë manipuluar me votat do të dalin para drejtësisë.
Siç tha Kryeziu bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara.
“Ditë më parë kemi paralajmëruar që manipulim i votës është krim dhe do të ndëshkohet. Sot të dyshuarit janë ballafaquar me forcën e ligjit. Bëhet fjalë për manipulime brenda llojit. Bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara. Vetëm në një klasë janë manipuluar 2.444 vota. Vetëm një klasë ka dal e pa keqpërdorur. 68 mijë e 70 vota kjo është diferenca totale e keqpërdorimit të votave. Ky hetim ka qenë i mirë koordinuar edhe me koordinatoren e Prokurorisë së Shtetit, Laura Pula…”, ka thënë ai.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Faton Alija ka thënë se ky është një nga operacionet më të mëdha të të ndaluarve në këtë rajon. /Telegrafi



Të tjera
Avokati i djalit të Nait Hasanit: Të gjithëve që janë intervistuar në Polici u është sekuestruar telefoni personal
Ligjërata për Specialen në shkollën “Xhevdet Doda”, reagon Haga: S’ka përmbajtje politike apo ideologjike
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë botës, besoj fuqishëm në udhëheqjen e Trump