Rreth orës 14:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se njësitet përkatëse janë duke e trajtuar rastin me seriozitet të lartë.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën”, ka thënë Ahmeti.
Për momentin nuk raportohet për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët, por autoritetet kanë bllokuar zonën përreth për siguri.



Të tjera
Pse uji i ftohtë është më i mirë për flokët?
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë
Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte