Gjatë ditës së shtunë në turneun e “LNN Boxing Night”, boksieri shqiptar Meriton Karaxha fitoi me nokaut teknik përballjen ndaj serbit Djordje Stojkovicit në kategorinë deri në 67 kilogramë, ku në raundin e katërt gjyqtari i dha fund ndeshjes.
Megjithatë, pas meçit, mediumet serbe dhe Federata e Boksit e Serbisë filluan të shkruajnë e të flasim për fitoren e Karaxhës, duke e akuzuar gjyqtarin se i dha fitore shqiptarit pa e merituar, teksa pretenduan se e kafshoi serbin.
“Ishte shumë me rëndësi për mua ky meçi me serbin sepse kisha shumë stres. Kurrë nuk kam pasur stres në asnjë ndeshje, veçse këtë herë ishte ndryshe sepse assesi nuk bënte ta humbja”, tha ai për “Telegrafin”.
“Prej raundit të parë ja kemi nis fortë. Kam shumë fuqi dhe e kam goditur shumë fortë, ai veç më kapke se u lodh prej goditjeve që i merrte. Në raundin e katërt më nuk mundi se e godita fort në bark dhe në kokë. Ja qela syrin edhe prapë tentoi me më kapë, por pastaj ja futa fortë në kokë dhe ky gjuajti me dorë, bëri kinse e kam kafshuar me dhëmbë, por si mundem ta kafshoj se aty i kam pasur edhe mbrojtësit e dhëmbëve”, vazhdoi ai.
Ai konfirmoi se gjatë muajit dhjetor do të zhvillojë edhe një meç tjetër e pastaj do ta synojë titullin e kampionit të botës IBO.
“Tash do ta zhvilloj edhe një ndeshje në dhjetor e pastaj do të rrahëm për titullin botëror IBO”, tha ai më tutje.
33-vjeçari në karrierë deri më tani ka zhvilluar 48 meçe, ku ka arritur 34 fitore – 12 prej tyre me nokaut – katër barazime si dhe 10 humbje.
Të tjera
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë
Fjalët e Manajt bëjnë jehonë në Beograd: “Provokues” – shkruajnë mediat serbe