Ish-kryetari i Mitrovicës, deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke i quajtur “propagandë të ulët” pretendimet se ai ka pasur afërsi me Fatmir Shehollin, aktualisht i dyshuar për spiunazh, dhe me ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç.
Bahtiri ka sqaruar rrethanat e dy fotografive që kanë qarkulluar së fundi në rrjete sociale.
Ai mohoi se ka pasur rol në emërimin e Rakiçit si ministër në qeverinë e Avdullah Hotit, duke thënë se “për këtë duhet të shqetësohen të tjerët, e jo për propagandat falso”.
Në fund, Bahtiri paralajmëroi se është i gatshëm për debat publik dhe se “do të vijë koha kur gjithçka do të dalë në shesh”.
SQARIM PUBLIK
Po e shoh që PDK-ja përmes portaleve të veta që i financon dhe propagandave të ulëta, po tenton të më njëllosë mua, gjëja se unë kam pasur afërsi me tashmë të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, dhe ish kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç.
1. Fotografia me Fatmir Shehollin:
Kam shkuar, dhe në këtë takim ishin të gjithë këta që po i shihni në foto të cilën për herë të parë po e publikoj të plotë, si dhe disa të tjerë, të cilët i shihni çdo natë nëpër televizione si analistë. Shehollin për herë të parë e kam njohur aty, si analist politik dhe asgjë tjetër. Kjo ka qenë edhe hera e fundit kur jam takuar me të. Nuk më kujtohet se kush e ka realizuar fotografinë, por e di se kjo foto është bërë me një qëllim të qartë, për shkak se asnjëherë nuk është postuar si e plotë por është prerë dhe është postuar ekskluzivisht në profilin personal të Fatmir Shehollit. Pra, është prerë dhe është postuar ashtu siç i ka konvenuar atij dhe vartësve të tij. Këtu mbaron sqarimi im për këtë fotografi.
Siç e dini të gjithë, ai ka qenë kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, në kohen kur unë kam qenë kryetar i Mitrovicës së Jugut. Rrjedhimisht, me apo pa dëshirë, unë dhe ai kemi qenë homologë. Me presionin dhe ndërmjetësimin e Nderkombëtarëve, jemi takuar për të bërë hapa progresivë për të mundesuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kjo foto, që gjithashtu po qarkullon e prerë është realizuar në vitin 2018, ku Admirali FOGGO III, Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli, dhe gjeneral major CUOCI, Komandant i KFOR-it, kanë vizituar Mitrovicën dhe me insistimin e tyre jemi takuar në Uren e Ibrit. Kaq! Pra, unë jam takuar vetëm zyrtarisht, në Urë të Ibrit, së bashku me ndërkombëtaret çdoherë. Kurrë nuk jam takuar miqësisht; kurrë nuk kam ngrënë dreka e darka në hotele e villa. Sepse unë kurrë nuk jam si ata. Dhe kurrë nuk do të jem.
Qytetarët që më njohin, e dinë se kush jam unë, çfarë interesash përfaqësoj dhe sa kam konsideratë e respekt për familjet e dëshmorëve.
Do të vijë koha, kur në shesh do të del gjithçka. Qartë dhe mirë. Mezi pres të hy ne debat me ta dhe t’i tregoj të gjitha faqet e zeza dhe turpin që e kanë bërë këta ndër vite. Mos mendoni se nuk dimë asgjë! Nuk ka djalë nëne, që më fut mua në thes me juve.
AB



Të tjera
Ky ushqim ndihmon në rritjen e flokëve te gratë
4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9°C