Carlo Ancelotti ishte në qendër të kritikave pas humbjes së Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, me rezultat 3-2 në kohën shtesë.
Eliminimi i mëhershëm nga Liga e Kampionëve kundër Arsenalit e kishte vendosur trajnerin italian nën presion të madh për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu”.
Vendimi për të mos ndërprerë bashkëpunimin me Ancelottin shihet si i përkohshëm, me sezonin që ende nuk ka përfunduar. Real Madrid mbetet në garë për titullin e La Ligës dhe suksesi në këtë kompeticion mund të jetë vendimtar për fatin e tij
Megjithatë, brenda klubit ekziston ndjenja se skuadra ka nevojë për rifreskim taktik dhe energji të reja. Lodhja e akumuluar nga Ancelotti që prej rikthimit të tij në vitin 2021 gjithashtu është faktor që po peshohet në vlerësimet për të ardhmen.




Të tjera
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije