Pas 10 ditësh trajtim në QKUK, ka humbur jetën njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e rëndë në fshatin Celinë në Rahovec.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Arbër Shala, i cili nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq sot.
Nga ky aksident lëndime të rënda kishin marr dy personat që gjendeshin në veturë dhe shoferi i kamionit.
Ata pas lëndimit u transferuan me autoambulancë për në QKUK për trajtim – njëri nga tre të lënduarit u nda nga jeta sot.
Pasi është konfirmuar vdekja e tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.



Të tjera
Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara
SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane
Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit