Një 20 vjeçar nga Kosova ka vdekur në Shqipëri. Bëhet fjalë për Anid Hoxhën nga Rahoveci.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari kësaj komune, Smajl Latifi.
Latifi tha se i riu po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar.
“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, tha Latifi.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë