Një grup grabitësish shqiptarë është vënë në pranga nga policia italiane në zonën e Forlìt, pas një hetimi që çoi në zbardhjen e një serie grabitjesh të dhunshme, ku shënjestër ishin persona me sende të çmuara, veçanërisht orë të markave luksoze.
Sipas autoriteteve italiane, sulmi u krye nga dy persona që e pritën viktimën në rrugë, ndërsa një i tretë qëndronte në cep për të bërë roje. Të tre të dyshuarit janë shtetas shqiptarë, të moshave 22, 26 dhe 47 vjeç. Dy më të rinjtë, që nuk kanë vendbanim në Itali, janë vendosur në burg, ndërsa i treti, banor i zonës, ndodhet në arrest shtëpie.
Hetimet zbuluan se banda kishte për qëllim grabitjen e personave që shfaqnin sende me vlerë, veçanërisht orë të shtrenjta, duke përdorur dhunë fizike për t’i marrë. Autoritetet italiane njoftuan se hetimet vijojnë, pasi dyshohet se banda mund të jetë e përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ngjashme në zonën përreth.



Të tjera
Qeveria e Melonit pëson “tërmet” pas humbjes në referendu, kush janë ministrat që dhanë dorëheqjen
Hudhra ndihmon regjenerimin natyral të thonjve
Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të sezonit