Mund të jetë një imazh i teksti

E duam Kosovën në BE

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës transmeton KosovaPost.

Në letrën e dërguar Presidentes Osmani, Steinmeier shpreh urimet më të mira të popullit gjerman dhe të tijat personale për Kosovën.

Steinmeier është shprehur se Gjermania me gëzim e vëren progresin që ka arritur Kosova që nga shpallja e pavarësisë dhe thekson se Gjermania ka qenë që nga fillimi një nga miqtë dhe mbështetësit më të afërt të Kosovës duke shtuar se do të mbetet e tillë edhe në të ardhmen.

“Bashkëqytetarët tanë me prejardhje nga Kosova janë pjesë e çmuar e shoqërisë sinë dhe kontribuojnë çdo ditë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet vendeve tona”, ka thënë Presidenti gjerman në letrën dërguar Osmanit.

Ai thekson se qytetaret dhe qytetarët e Kosovës janë thellësisht të lidhur me vlerat dhe synimet evropiane. “Ne e dëshirojmë Kosovën si anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojmë ta mbështesim vendin tuaj në këtë rrugë. Njëkohësisht, kemi besim se përgjegjësit politikë di t’i ndjekin me vendosmëri hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë vetë për t’iu afruar këtij synimi” ka shkruar Steinmeier.

Presidenti gjerman tutje ka theksuar se Kosova duhet normalizoi dialogun me Serbinë.

“Këtu përfshihet një angazhim i vendosur për dialogun e normalizimin me Serbinë dhe për qytetaret dhe qytetarët serbë të Kosovës”.

Ai po ashtu shprehet optimist se gjatë këtij viti Kosova do të pasojë hapa tjerë konstruktiv sikurse me zhvillimin e qetë të zgjedhjeve komunale dhe dorëzimin e rregullt të administratave komunale të kryetarët e rinj në veri.

Steinmeier në fund të letrës së tij dërguar Osmanit thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës si partner i besueshëm duke uruar që të gjithë njerëzit në Kosovë të gëzojnë një të ardhme paqësore, në mirëqenie dhe liri.Mund të jetë një imazh i teksti