Kryeministri Edi Rama ishte një ndër të ftuarit specialë në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, që po zhvillohet sonte në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Lojtari i Vitit u zgjodh Berat Gjimshiti pas një votimi nga vetë lojtarët e Kombëtares.
Çmimin e dha kryeministri Edi Rama, i cili nuk i kurseu batutat në fjalimin e tij.
“Si nuk i dhatë asnjë votë Armand Dukës?! Është kënaqësi që ta lexoj emrin si lojtari i vitit nga Kombëtarja. Duke të falënderuar për forcë dhe shembull që ej në fushë. Të falënderoj që na bëre të harrojmë Lorik Canën. E fute te pensionistët që del këtu dhe përshëndet. Të uroj më shumë forcë dhe vullnet për të rritur çunat në prapavijë”, tha Rama.
Në fjalën e tij, Berat Gjimshiti u shfaq shumë i lumtur.
“Ju falënderoj për organizimin që keni bërë. Mami im ka bërë figurë më të mirë se mua vitin e kaluar. Falenderim i veçantë për çunat e Kombëtares. Pa ata, nuk mund të arrihet asgjë. Futbolli është lojë kolektive. Falenderoj më të rëndësishmit, familjen time. Jam i lumtur që jam këtu për çmimin”, deklaroi Gjimshiti.
Kryeministri Rama u ndal tek Kombëtarja Shqiptare dhe kontributi i saj në lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Kur “shqiptarët nuk bëhen bashkë as për një orë”, kryeministri Rama e cilësoi fanellën kuqezi si një privilegj që rrëmben dhe bashkon të gjithë shqiptarët në një lumë emocionesh.
“Unë nuk dua të mbaj një fjalim, sepse këtu jemi në mbretërinë e Armand Dukës, do flasë mbreti vetë. Dua që në radhë të parë të komplimentoj mbretin për organizimin, është çdo vit e më i mirë dhe më spektakolar dhe dua që ta komplimentoj që ka rritur shumë nivelin e të ftuarit.
Ndërkohë që duke ju referuar një bisede që kam pasur fatin të bëj me Cambiason, më kujtohet një fjalë që më ka mbetur një mendje, që më tha se për të luajtur me fanellën e Argjentinës një futbollist është që të dhurojë të dyja këmbët, sepse realisht fanella e kombëtares që kam pasur rastin ta vesh, është diçka komplet tjetër. Këtë e kemi të qartë falë djemve të kombëtares që kemi këtu të pranishëm, trajnerit, se si ajo fanellë na përfshin të gjithë në një lum emocionesh.
Kur shqiptarët që nuk bëhen bashkë as për një orë, në ndeshjet e kombëtares bëhemi bashkë si qelizat e të njëjtit organizëm. Ky është privilegji i madh për ata që veshin fanellën, por edhe për ata që kanë pasur fatin të ndjekin ndeshjet e kësaj kombëtareje që kemi pasur kohët e fundit”, tha kryeministri Rama.
Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje
Read more



Të tjera
6 cilësitë e njerëzve me integritet
Të dashurohesh në kolegun, si duhet të silleni?
Australi, kryeministri Albanese takon heroin global Ahmed që çarmatosi sulmuesin