Dardan Krasniqi, kandidat i AAK-së për deputet dhe ish-aktivist i VV’së, ka folur për reagimin e familjes ndaj vendimit të tij për t’u bashkuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Kur u pyet nëse ndihet që ka tadhtuar xhaxhain e tij, duke pasur parasysh se pjesa tjetër e familjes e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje, Krasniqi e mohoi kategorikisht këtë dhe theksoi se besnikëria ndaj familjes dhe kontributi i tij historik mbeten të paprekura.
“Unë kam marrë pjesë në shumë beteja dhe kam qenë i padisiplinuar në luftë. Kur ka qenë armëpushimi, unë nuk e kam dëgjuar urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm dhe kam dalë, kam gjuajtur serbë sa kam mundur”, tha Krasniqi.
“S’ia kam kthyer shpinën bacit Gani dhe as familjes time; jam krahu më i fortë i tyre. Kjo duhet të merret si reflektim se ata kanë shkelur mbi parimet politike, jo mbi kontributin. Duhet të shihet që Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nuk janë armiqtë tanë”, shtoi ai.
Ai ka shtuar se familja e tij ka dhënë një kontribut të madh në sigurimin e armëve dhe organizimin e zonave të lira, duke kontribuar drejtpërdrejt në lirinë e vendit.
Ai ka theksuar gjithashtu se, edhe pse disa dyer kanë qenë të mbyllura gjatë bashkëpunimit me Vetëvendosjen, ai ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim, duke ruajtur integritetin e tij dhe kontributin për komunitetin.
“Familja jonë ka një specifikë; jemi shqiptarë të mëdhenj për të cilët kemi ndërtuar zonën e lirë të parë të luftës. Të gjitha armët i kemi blerë me mjete tona, organizimet po ashtu; kemi shpallur Malishevën zonë të lirë e shumë të tjera. Kështu e kemi dhënë kontributin për kombin. Unë jam veç një ushtar më shumë, edhe i Albanit, edhe i Lenës, edhe i Bacit Gani. Pra, Vetëvendosje s’më ka lënë asnjë derë hapur; m’i kanë mbyllur të gjitha, as fshesën për ta pastruar zyrën. Por ata që kanë punuar me mua e dinë që me sa pasion, vlera dhe inteligjencë e kryej punën”, tha Krasniqi në Blic Interview me Astrit Gashin.
Emisioni i plotë:



Të tjera
Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti në tregun e Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton qeverinë, që ia heq shrafat”
Blakaj: Procesi i dytë gjyqësor ndaj Thaçit po përdoret si arsye për të mos e liruar nga paraburgimi
Su*lme të reja ruse në infrastrukturën civile