"E kemi dashtë shpirtërisht se ka qenë i pastër me gjithçka"- Fadil Geci tregon për lidhjen e fortë me Ibrahim Rugovën!

“E kemi dashtë shpirtërisht se ka qenë i pastër me gjithçka”- Fadil Geci tregon për lidhjen e fortë me Ibrahim Rugovën!

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati i LDK-së për deputet me numër 33, Fadil Geci.

Geci u pyet nga gazetari Gashi për lidhjen e tij dhe familjes Geci me Ibrahim Rugovën dhe faktin se kanë mbetur konsistentë ndaj tij dhe konceptit të tij politik.

Ai në përgjigjen e tij tha se Rugova ka qenë i pastër, ka patur akademikë rreth vetes dhe se pas luftës kanë qenë të gatshëm si familje të japin jetën për të.

“Familja e Ibrahim Rugovës ka qenë e pushkatuar babë dhe babgjysh, familja ime 7, na ka lidh kjo. Familja e Ibrahim Rugovës krejt akademik rreth vetes, blanko e ka pas me vëllezër edhe me neve, kemi qenë të gatshëm me vdek aty se i kemi pa disa gjëra. Tek ai (Ibrahim Rugova) kam pa se tek paratë tek pastërtia se e ka patur komplet akademinë afër vetes dhe tek këto punët e tjera që liderët ‘e humbin udhën’. Këto tri gjëra i ka pas të ‘paqa’ dhe më s’kemi mendu ne, kemi qenë blanko, pas luftës i kemi pas meshkujt e mi aty edhe me vdek sepse ka qenë njeri që e vetmja rrugë ka qenë ajo. Kurrë në jetë nuk e harroj herën e fundit me të, sikur me ma lan një amanet, ishte lodhur na thirri për Vitin e Ri tha ‘Gëzuar’ dhe u drejtu tek unë sikur me dashtë me më than diçka. E kemi dashtë shpirtërisht sepse ka qenë i pastër me gjithçka, i vetmi njeri në histori që ne, familja jonë deri tani e kemi pa që ai e ka shpëtu këtë popull, Kosovën dhe ne si vëllezër. Kemi qenë të lidhur me të dhe asnjë gabim s’na ka lënë me ba, kam qenë i lidhur me të edhe me Fehmi Aganin dhe për çdo punë të madhe kemi bisedu dhe jemi konsultu dhe gjithmonë na ka dal pozitive” tha Geci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

Geci tha se Ibrahim Rugova i ka njohur jashtëzakonisht mirë familjet dhe ka ditur kujt t’i besojë.

“Ai i ka dit familjet, e ka njohur historinë shumë mirë. Ibrahim Rugova çdo familje që ka qenë diku e ka dit shumë mirë kujt i beson. Nuk po i them disa fjalë, edhe një ditë edhe ty do të tregoj çfarë mi ka thënë edhe për brenda sepse është fushatë. Më ka thën “ky edhe ky janë njerëz të rrezikshëm, as nuk bën me iu dhënë pushtet as me i lënë pa pushtet duhet me i lënë ‘kacavjerr’ sepse na rrjepën. I kemi do të jashtëm Fadil.. me dit dijnë por dinë mbrapsht duhet t’i ruajmë, shtetin duhet me qu deri në skaj. Ne kur ishim ngusht, na vrisnin thonte ‘1 mijë vetë me na vra në njërën anë një nuk guxojmë në anë tjetër’ dëgjoni mua sepse Serbia don që të vritemi 500 me 500 luftë mes veti. Thoshte do të turpërohet dikush një ditë “ata po na vrasin ne s’merremi me t’a”. Fjalët e tij i kam përcjell dhe gjithmonë më ka dal mirë” tha Fadil Geci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/