Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se do të bashkohej me Bordin e ri të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, pasi më parë kishte kritikuar përbërjen e komitetit të tij ekzekutiv.
Netanyahu konfirmoi se do të bashkohej me Bordin e Paqes të sapokrijuar, i cili, sipas administratës Trump, do të mbikëqyrë fazën tjetër të planit të paqes në Gaza, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi i kryeministrit izraelit vjen pasi ai fillimisht e kundërshtoi propozimin e Trump, pas përfshirjes së Ministrit të Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan dhe diplomatit të Katarit Ali Al-Thawadi si anëtarë të emëruar në një “Bord Ekzekutiv të Gazës” të veçantë.
Zyra e Netanyahut tha se ky veprim nuk ishte i koordinuar me Izraelin dhe “është në kundërshtim me politikën e tij”.



Të tjera
Barcelona i vendos dy kushte Lewandowskit për vazhdimësinë
Mëngjesi, 3 rregullat e arta për rënien në peshë
Adresimi i traumave të luftës është thelbësor për paqen