Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në Klan Kosova ka thënë se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai nuk komentoi nëse do ta mbështeste një koalicion të tillë edhe me Albin Kurtin kryeministër.
“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër? Natyrisht se ne do ta pranonm me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj tha edhe arsyet se pse do ta mbështeste një koalicion të tillë.
Derisa, situatën në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur “Krizë shtetërore”.
Sot për herën e 37-të ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.



Të tjera
Vr*itet një 40-vjeçar në Ferizaj, arr*estohet i dyshuari
Nuk kishte prova për dhu*në të UÇK-së kundër serbëve
Nëse UÇK-ja e ‘99-ës ishte partnere e ShBA-së, pas 2000-ës ndodhi një çinteresim për të