41-vjecari grek, në rrethana të paqarta, ka arritur të lirohet dhe ka denoncuar rastin në polici. Policia ka arritur të identifikojë mjetin e rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qera, shkruajnë mediat greke.
Mjeti është pikasur në zonën e Kosturit, ku brenda tij kanë qenë një 29-vjecar grek si pasagjer dhe si drejtuese një greke 25-vjecare. Mësohet se ka qenë 29-vjecari ai që ka marrë mjetin me qera dhe ja ka dhënë shqiptarit për të kryer pengmarrjen. Policia ka arrestuar ciftin grek dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.
Nga sa rezulton nga hetimet, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh për çështje droge. 29-vjeçari grek dhe 37-vjeÖari shqiptar rezultojnë të arrestuar në 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë liruar më pas.
Shqiptari ishte arrestuar pasi rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe 3.000 euro gjobë për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme. Ndërsa greku rezulton i arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe të tre banesave të tij, u gjetën dhe sekuestruan sasi droge marijuanë, hashash e kokainë, 2 pistoleta, municion dhe shuma parash.



Të tjera
FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026
Me ushtrime të syve përmirësohet shikimi
Pensionistët lirohen nga obligimi i lajmërimit, vendos Gjykata Supreme