Shkëlzen Gashi: Vendimi i Kurtit për Manastirin ishte i vështirë, por i mirë për Kosovën

E pabesueshme se si qenkan grumbullu të gjithë kriminelët kundër Albin Kurtit

Analisti Shkëlzen Gashi thotë se balotazhi në Prishtinë dhe Mitrovicë nuk janë thjesht zgjedhje lokale, duke vënë re se sipas tij aktorë me precedent kriminal janë mobilizuar kundër kryeministrit Albin Kurti. 

Të gjithë kundër Albin Kurtit

Kam qenë totalisht i dezinteresumë për zgjedhjet lokale 2025 për shkak të dëshpërimit me pothuajse të gjithë kandidatët që i pata mbështetë në zgjedhjet lokale të vitit 2021: Përparim Ramën në Prishtinë; Bedri Hamzën në Mitrovicë, Ferit Idrizin në Vushtrri, e me radhë. 

Këto ditë fillova me e përcjellë pakëz balotazhin, sidomos në Prishtinë e në Mitrovicë, dhe definitivisht këto nuk janë zgjedhje lokale. E pabesueshme se si qenkanë grumbullu të gjithë kriminelët kundër Albin Kurtit.