Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u deklarua para mediave pas dështimit të sërishëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku tha se Kosova ka nevojë për institucione.
“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën, Kosova ka nevojë për institucione,për veprime politike të partisë së parë”, tha Abdixhiku.
I pari i LDK-së shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.
“E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku, tg.



Të tjera
Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evropë
Brokoli forcon stomakun
Osmani në sinkron me opozitën, duket se ka një skenar