Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha tha se deputetët e opozitës po shkelin Rregulloren e Kuvendit meqë neni 9 i saj nuk lejon debatin në seancë konstituive.
“Deputetët e opozitës janë në shkelje të Rregullores për shkak se neni 9 i Rregullores thotë se nuk lejohet debat. Përveç kësaj ju e dini që opozita e ka pasur një beteje politike kundër Albulena Haxhiut e për një moment na thane se nuk ju besojmë juve e do të qojmë ankesën në Kushtetuese. Kushtetuesja tha që referojuni Aktgjykimit të vitit 2014. Këta vetë ia kanë bërë pyetjen Kushtetueses e po thotë që ju duhet të votoni e votimi i fshehtë lejohet, ata vazhdojnë të refuzojnë”, tha Basha.
Ai tha se është e papranueshme që po vazhdohet sipas tij nga opozitarët të mbajnë këtë proces të ngujuar. “Shto këtu faktin që Haxhiu ka deklaruar që votimi i fshehtë të provohet e nëse nuk i marr 61 vota tërhiqem”.
Basha tha se për çdo ofertë që e bëjnë, partitë opozitare e gjejnë një pengesë. “Opozita t’i thërras arsyes e të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses”, deklaroi Basha pas dështimit të përpjekjes së 44-t për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.



Të tjera
Pesë arsyet pse nuk po ju zhduken puçrrat nga fytyra
Bëni rrobat tuaja të duken si të reja
Emërllahu shpërtheu në lot pas largimit nga Cluji