Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar paraditen e së shtunës në fshatin Carrallukë të Malishevës, ku një 18-vjeçar ka tentuar të sulmojë nënën e tij me mjet të prehtë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 18 tetor 2025, rreth orës 11:00, kur Stacioni Policor i Malishevës është njoftuar për një incident familjar.
Viktima, L. K rreth 46-vjeçar, ka deklaruar se djali i saj, E.K rreth 18-vjeçar, ka tentuar ta godasë me thikë pas një fjalosjeje, por ndërhyrja e bashkëshortit të saj e ka ndalur përshkallëzimin e situatës.
I dyshuari ka mohuar akuzat, duke pranuar se ka pasur vetëm një debat verbal me nënën e tij, pa tentuar ta sulmojë.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Viktima është vizituar nga mjeku, ndërsa me pëlqimin e saj është kthyer në shtëpi.
Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Të tjera
Nis numërimi i votave me postë në Vushtrri, ky është rezultati
Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë
Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri