Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, u përfshi në një konflikt fizik me disa persona.
Teksa ai po konsumonte qetësisht një kafe në lokal, tre persona i afrohen nga hiçi dhe i kërkojnë llogari pse ka sharë Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ata janë të veshur me bluza në mbështetje të Gjestit, ndërsa i afrohen Zebërvokit për përleshje fizike.
Gjatë konfrontimit, Zebërvoki nxori armën.
“Mos të preki njeri me dorë. Stop! Stop!”, thotë ai.
“Qetësohu, qetësohu, është kamera e fshehtë”, zbulojnë ata më pas.
Tre aktorët nga formati “Andale”, të cilët nuk përfaqësojnë asgjë tjetër veçse një faqe online, të hapur rishtazi, marrin përsipër të bëjnë kamera të fshehta që mund të përfundojnë edhe keq.
Për më tepër, ata edhe e kërcënojnë Zebërvokin kur ai nuk e pranon lojën e dhunshme të tyre.



Të tjera
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë