Rastet kur persona të ndryshëm kërkojnë ndihmë në spital për shkak të lëndimeve që pësojnë në vendet e tyre të punës nuk janë të rralla. Ato shpesh herë ndodhin si pasojë e kushteve të këqija që ofrojnë kompanitë, por me raste janë edhe aksidentale.
Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur në fshatin Bellopojë të Istogut, ku një person ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda të pësuara teksa ishte duke punuar tokën.
Viktimë e këtij rasti ishte Astrit Metaj.
Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi mori lëndimet e rënda nga një makinë bujqësore, dhe i njëjti ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës por që nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.



Të tjera
Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti
Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Osmani takohet me presidentin zviceran, e quan mik të madh të Kosovës