Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, tha se e vërteta e ngjarjeve të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë duhet të dalë në shesh.
Ai tha se kërkon drejtësi për shtetasit e Kosovës që janë në burg në Maqedoninë e Veriut.
‘Sot eshte dhjete vjetori i ngjarjeve ne Lagjen e Trimave ne Kumanove. E verteta e kesaj ngjarjeje duhet te dale ne shesh. Une vazhdoj te kerkoj drejtesi per qytetaret e Kosoves qe po mbahen ne burg”, tha Rexhaj.
Në rastin e Kumanovës është i përshirë një grup nga Kosova, i cili gjatë 9 dhe 10 majit të vitit 2015, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, u përlesh me forcat e policisë së Maqedonisë. Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur.
Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg. Përderisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.
Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë.
Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë, siç shkruan Radio Evropa e Lirë më 2017.
Të tjera
Turqia dënon su*lmin izr*aelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar gjatë bisedimeve për armëpushim
Komandanti i KFOR-it diskuton me ministrin e Mbrojtjes në Tiranë për sigurinë në Kosovë
Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes