Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Venezuelës, dhe arrestimit të presidentit Nicolas Maduro.
Përmes një postimi në X, Sadriu thotë se “miku i madh i Serbisë është zhdukur”, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, ai shtoi se po të ishe në krah me Maduron, do të thoshte që qëndrosh kundër ShBA-së, “dhe zgjedhje të tilla duhet të kenë pasoja”.
“’Miku i madh i Serbisë’, shkoi. Të qëndroje me Maduron do të thoshte të qëndroje kundër Shteteve të Bashkuara – dhe zgjedhje të tilla duhet të kenë pasoja”, ka shkruar Sadriu.
Pos tjerash, ai ka ndarë një postim, ku raportohej për një bisedë telefonike ndërmjet Maduros dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në atë postim, Maduro ‘mohonte pavarësinë e Kosovës’.



Të tjera
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale
Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë
Pse njerëzit po heqin dorë nga markat e famshme?