Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se bashkë me stinën e dimrit rikthehet edhe Programi për Subvencionimin e Faturave të Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme, i cili u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas ministrit, familjet që kanë qenë përfituese nga programi në vitin e fundit nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë, përveç në rastet kur kanë ndryshuar vendbanimin dhe orëmatësin e energjisë elektrike.
Ky program mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro në muaj për çdo anëtar, dhe që posedojnë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro.
Subvencionimi zbatohet për faturat e periudhës tetor-mars dhe paguhet drejtpërdrejt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra, në muajin pasues.



Të tjera
Kurti ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë
Përfitimet shëndetësore që i sjell supa e domateve
Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret