Presidentja Osmani ka njoftuar se shteti i Bruneit i ka hequr vizat për Kosovën.
Marrëveshja është nënshkruar në Brunei ku presidentja po qëndron për vizitë.
“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.
Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë” shkruan Osmani në njoftim.



Të tjera
Drejtësia do shkojë edhe tek Rama, është vetëm çështje kohe
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare
Lajmet e mira për Kosovën nuk kanë fund, ecim drejt 28 dhjetorit me suksese të tjera